Borisov: I dëshirojmë sukses Maqedonisë

Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja me Greqinë kanë hapur perspektivë të madhe për Maqedoninë, ka thënë në bisedën me korrespondenten e MIA-s në Athinë, kryeministri bullgar Bojko Borisov i cili ka marrë pjesë në Samitin e tretë euro-arab që gjatë dy ditëve të kaluara u mbajt në kryeqytetin grek.

Marketing

Borisov ka porositur se “kryqëzojnë gishtat dhe i dëshirojnë sukses Maqedonisë”, ndërsa duke komentuar ndodhitë e fundit në rajon ku vendi është protagonist, kryeministri bullgar ka theksuar se me rëndësi është të mos përzihen.

Çdoherë kam kujdes të mos përzihem në punët e çfarëdo shteti tjetër, ka thënë Borisov.

“Ajo që i referohet Bullgarisë dhe Maqedonisë- Marrëveshja për fqinjësi të mirë, krahas sulmeve të shumta kundër saj, ne treguam vullnet dhe e nënshkruam. Ajo e dha perspektivën e saj të shkohet në atë drejtim. Pastaj, gjatë kohës së Këshillit evropian në Sofje, ose kryesimit bullgar me BE-në, deklarata e Sofjes, mendoj se mënyra të cilën Perëndimi , SHBA dhe BE përkrahën çdo veprim të liderëve tanë, si zgjidhjet që arritën autoritetet në Shkup, si në marrëveshjen me Bullgarinë, ashtu edhe me Greqinë, hapën perspektiva të mëdha për ju. Ajo që varej prej Bullgarisë, si vend fqinj dhe më i afërt për ju e bëmë. Çdo përzierje tjetër nuk është e drejtë, bile edhe të shpreh mendimin tim”, ka thënë Borisov për MIA.

Në bisedën me korrespondenten e MIA-s në Athinë, kryeministri bullgar ka potencuar se lidhja infrastrukturore mes vendeve të Ballkanit është me rëndësi, “dhe sa më shpejtë që lidhemi, aq më mirë”.

“Këtu nuk ka politikë, kjo nënkupton lidhshmëri, sukses, biznes, turizëm, kulturor, religjioz, çfarëdo lloj turizmi dhe lidhje me Ballkanin. Tani punojmë me Bankën botërore si dhe institucione tjera financiare, Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim, Banka investuese evropiane dhe sipas meje Sofja- Shkupi- Tirana si një projekt të fillojë të realizohet, që menjëherë të realizohet”, ka sqaruar Borisov.

Kryeministri bullgar ka shtuar se në Samitin euro-arab në Athinë është bërë fjalë edhe për lidhje përmes gazifikimit, mes së cilës edhe asaj që i dedikohet Ballkanit.

“Atë që e folëm këtu me botën arabe dhe BE-në, dy rrjedhat përmes Greqisë dhe përmes Bullgarisë do të hyjnë në Maqedoni, ashtu që edhe nga dyja anët do të arrijë në Maqedoni dhe nga Greqia dhe Bullgaria dhe e treta drejt Beogradit. Ashtu që kjo është shumë mirë edhe për Serbinë dhe Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë”, ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov për MIA.

Marketing