Jashtë çfarëdo lloj logjike, gjegjësisht tërësisht është në kundërshtim me shtetin juridik siç është Maqedonia, ku ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë, është vlerësimi i Qeverisë për iniciativën e dorëzuar nga një zyrë e avokatëve në Shkup deri te Gjykata Kushtetuese për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy neneve nga Kodi Penal.
Ky është vendimi i sjellë në seancën e djeshme qeveritare me të cilin ajo kërkesës për mendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, i propozon gjykatës që të mos e pranojë këtë iniciativë. Bëhet fjalë për iniciativë të dorëzuar nga zyra e avokatëve Elenko Millanov, e cila përfaqëson një nga ish-funksionarët e lartë, ndërsa me të cilën kërkohet që përgjegjësia për parregullsi në furnizimet publike të transferohet mbi komisionet për furnizime publike dhe nga çfarëdo lloj përgjegjësie të mbrohen funksionarët.
“Qeveria i urdhëroi Gjykatës Kushtetuese që të mos e pranojë iniciativën me qëllim që të pamundësohet evitim i përgjegjësi për vepra të kryera penale nga ana e funksionarëve të lartë nga qeveria paraprake për të cilët për momentin po zhvillohet procedurë nga PSP”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.
Ai theksoi se njëkohësisht me iniciativën kërkohet që edhe lëndët që po zhvillohen në këtë moment, ndërsa që u dedikohen veprave penale të lidhura me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit të ndërpriten derisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për të.
“Kjo nuk është e pranueshme në asnjë formë. Amnisti në Republikën e Maqedonisë nuk do të ketë për askënd që e ka shkelur ligjin pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose politike”, theksoi zëdhënësi Mile Boshnjakovski.