Irani e ka gjunjëzuar Marokun duke e mposhtur në sekondat e fundit të takimit të vlefshëm për Grupin B të Kupës së Botës në Rusi të premten pasdite.
Takimi i parë në Grupin B në Kupën e Botës në Rusi mes Marokut dhe Irani është mbyllur me dramë pasi Maroku fitoi në fund falë autogolit Bouhaddouz të premten pasdite.
Maroku dhe Irani u ndeshen në stadiumin “Saint-Petersburg” në Shën Petersburg në një ndeshje të dominuar nga Maroku për të fituar nga Irani, raporton Gazeta Express.
Maroku ishte skuadër dominuese veçanërisht në mbajtje të topit dhe me raste të krijuara, por nuk arriti ta gjente rrjetën e portës së Iranit.
Por, Maroku u gjunjëzua në fund kur futbollisti i vet Bouhaddouz shënoi me kokë në portën e vet në në minutat shtesë të takimit.