Banka Popullore (BP) njofton se gjatë ditës së djeshme, për një kohë të shkurtër u vështirësua ose bllokua qasje deri te ueb-faqja e Bankës Popullore dhe bankave vendore si rezultat i sulmeve.
Kjo, sipas Bankës Popullore, u tejkaluan përmes masave që u ndërmorën nga Banka Popullore, bankat dhe ueb-provajderët.
“Siguria, përkatësisht privatësia dhe integriteti i të dhënave në asnjë moment nuk u rrezikua”, thonë nga Banka Popullore, nga ku sqarojnë se sulmi ka të bëjë me një numër të madh të klientëve fiktiv nga lokacione të ndryshime të cilët kërkojnë kinse informacione nga ueb–faqja, dhe për shkak se serveri ngarkohet i duhet kohë të përgjigjet ndaj kërkesave dhe se në asnjë rast nuk ndryshon përmbajtja e ueb-faqes.