MPB: 149 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në mbarë vendin janë shqiptuar 149 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej të cilave 8 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe vetëm 1 automjet është regjistruar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Marketing

Sipas njoftimit të policisë, 66 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 83 të tjerë jashtë vendbanimeve.