Të paktën 10 persona, midis të cilëve edhe një fëmijë trevjeçar, e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në afërsi të Rio de Zhanejros, ndërsa 11 persona janë lënduar, njoftuan autoritetet lokale.
Shefi i repartit për mbrojtje civile i Rios, Roberto Robadej deklaroi se rrëshqitja e dheut në Niteroj ka ndodhur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe se janë bllokuar gjashtë shtëpi.
Sipas banorëve lokal, nën dheun që ka rënë me siguri ka ende njerëz.