Shtëpia e këngëtarit Mehedin Përgjeqaj – Meda është një shtëpi e bukur, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga ajo e brendshme.
Meda ka preferuar që shtëpinë e tij nga jashtë ta fasadojë me ngjyrë të verdhë, e cila është e fasaduar në atë mënyrë, që të duket e bukur dhe e veçantë.
Në kuadër të shtëpisë së këngëtarit janë katër terraca, të cilat familja Përgjeqaj i shfrytëzon shumë.
Përveç shtëpisë së madhe, Meda ka edhe oborrin me një hapësirë të madhe, i cili është i rregulluar mirë.
Në dhomën e ditës, e cila shihet se është e rregulluar në detaje, mobiliet janë të lëkurës, për të cilat zgjedhja ka qenë e të gjithë familjes, transmeton rtv21.tv. Në kuadër të shtëpisë, e cila ka rreth 650 metra katror janë tetë dhoma të fjetjes dhe pesë banjo, të cilat, secila në mënyrën e tyre janë të rregulluara deri në detajin e fundit.