Brezovica dhe Kodra e Diellit do të kërkojnë investitor të përbashkët

Turizmi është ndër fushat ku ekziston potencial më i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, vlerësojnë ekspertët ekonomikë në të dy vendet. Sipas tyre, ekzistojnë gjitha parakushtet që Maqedonia dhe Kosova të ofrojnë bashkarisht potencialin e tyre turistik në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Kjo temë është diskutuar edhe në takimin mes ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Vesel Krasniqi. Si një nga idetë veçanërisht është diskutuar mundësia për kërkimin e një investitori të përbashkët në dy qendrat e njohura dimërore, Kodrën e Diellit dhe Brezovicën.

Marketing

“I dakorduam të gjithë draft marrëveshjet të cilat i kemi paraparë që ti nënshkruajmë gjatë seancës së përbashkët, marrëveshje të cilat kanë të bëjnë me fushën e turizmit, me fushën e industrisë, teknologjisë por njëkohësisht edhe marrëveshje sa i përket mallrave strategjike. Biseduam për investimet e mundshme në fushën e turizmit, një nga temat kryesore ka qenë Kodra e Diellit apo që bashkarisht të tërheqim investitorë edhe në pjesën e Brezovicës por edhe në Kodrën e Diellit”, deklaroi Bekteshi pas takimit me Krasniqin.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi paralajmëroi se ky bashkëpunim së shpejti do sjell nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme për të dy shtetet.

Marketing