Djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç viziton Kosovën (FOTO)

Djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, ishte së fundmi në Kosovë.

Marketing

Në kuadër të festës së Krishtlindjes ai ka vizituar komunitetin serb në territorin e Kosovës.

Bëhet me dije se Danilo Vuçiç ka surprizuar fëmijët me dhurata për Vitin e Ri.

Djali i presidentit ka shpërndarë pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suvo Grlo dhe Banje në komunën e Skënderaj, në kopshtin “Maja” dhe shkollën fillore lokale.

Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale. Danilo Vuçiç shkoi gjithashtu edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku sërish shpërndau dhurata në një kopësht fëmijësh.

Marketing