Brozovic: Ndeshjet ndaj Barcës do të jenë vendimtare për Interin

Marcelo Brozovic është shpallur MVP nga tifozët në fitoren e Interit ndaj Viktoria Plzen në raundin e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Nerazzurrët kishin shumë nevojë për pikë të plota nga ky takim, kur kihet parasysh se bëjnë pjesë në ‘grupin e vdekjes’ – Gripin C, ku ndodhen edhe Bayern Munichu dhe Barcelona.

Tashmë në kuadër të këtij grupi, bavarezët kanë regjistruar dy fitore duke i mposhtur edhe zikaltrit edhe katalunasit.

Në komentin e tij, mesfushori kroat ka thënë për Sky Sport Italia se rezultatet ndaj Barcës do të kenë rëndësi të posaçme për vazhdimësinë e Interit në garën më të madhe për klube këtë sezon.

“Tash do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshje, ndërsa dy sfidat ndaj Barcelonës do të jenë vendimtare”.

“Gjithmonë ndihmon kur fitojmë, duhet të vazhdojmë kështu, duke fituar dhe duke marshuar përpara”, është shprehur Brozovic.