Buçi dhe Sugarevski në Kumanovë, në fokus projektet aktuale dhe kapacitetet e Terminalit doganor

Sot bashkë me Drejtorin e drejtorisë doganore z.Goran Sugarevski vizituam degën e Kumanovës.Vizita e punës në Terminalin doganor në Kumanovë, që u bë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Sugareski, ishte me qëllim që të njihet me projektet aktuale dhe të planifikuara si dhe kapacitetet e Terminalit doganor të Kumanovës.
Drejtuesi dhe udhëheqësit e zyrave doganore e informuan drejtorin për konceptin ONE STOP SHOP me Republikën e Serbisë përmes një brifingu të shkurtër, i cili e bën këtë korridor më tërheqës dhe efikas dhe siguron realizimin e përbashkët të formaliteteve kufitare dhe doganore dhe kontribon ndjeshëm në uljen e koha së kalimit të kufirit, lehtëson dhe përshpejton eksportin, importin dhe transportin e mallrave.
Udhëheqësi i Degës doganoe në Kumanovë, Hulusi Jashari theksoi pilot projektin e zbatuar me sukses për funksionim plotësisht elektronik dhe pa letër përmes sistemit CDPS, që për operatorët ekonomikë nënkupton zvogëlimin e kohës për dorëzimin e deklaratave, thjeshtimin e procedurave dhe më e rëndësishmja – ulje të konsiderueshme të shpenzimeve.