Selami: Funskionalitet i ri i E-PDD për TVSH-ja ime

Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofotn se ky institucion ka  vendosur  funksionalitet të ri për qytetarët të cilët skanojnë llogari fiskale nëpërmjet aplikacionit TVSH-ja Ime, në platformën elektronike E-PDD.
Çdo qytetar me paralajmërim në profilin e tij në e-PDD, ka mundësi në dritaren e re “TVSH-JA IME – Deri ku është pagesa e kthimit” të shikojë gjendjen për pagesë të mjeteve në bazë të TVSH-JAIME.
‘ Nëpërmjet këtij funksionaliteti të ri, qytetari mund të informohet për atë se a i është kthyer pjesa e TVSH-së për tremujorin përkatës, gjegjësisht kur është bërë pagesa, a është e shënuar gabimisht llogarija e transaksionit (llogaria e shënuar nuk është personalisht e tij/është shënuar numri i kartelës pagesore), si të korrigjojë llogarinë e transaksionit gabimisht të shënuar që të realizohet pagesa.
Drejtoria e të ardhurave publike vazhdon me thjeshtëzimin dhe automatizimin e proceseve, në drejtim të sigurimit të nivelit të lartë të shërbimeve për qytetarët- thotë Selami.
Marketing