Buckingham Palace publikon foton zyrtare të mbretit Charles me Uilliam dhe Kate

Buckingham Palace ka publikuar foton e parë zyrtare të mbretit Charles dhe gruas së tij Camilla, duke qëndruar përkrah Princit dhe Princeshës së re të Uellsit.

Marketing

Fotoja është bërë në pallat ndërsa Mbreti Charles dhe Camilla iu bashkuan Uilliam dhe Kate për një pritje madhështore me krerët e shtetit të ftuar dhe të tjerë zyrtarë.

Të katër janë të veshur me të zeza – një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Fotoja nxjerr në pah mbështetjen e dhënë nga Princi dhe Princesha e Uellsit për mbretin dhe bashkëshorten mbretërore pas vdekjes së Elizabeth II.

Në homazhin e tij për gjyshen e tij, Princi Uilliam tha:

“Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, mbretin, sa më mirë që mundem”.

Fotoja është bërë në pritjen, e cila kishte një listë të gjatë të të ftuarve të pranishëm me presidentë, kryeministra dhe mbretër nga e gjithë bota.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron ishin mes rreth 500 personave të ftuar.

Fotoja u publikua në ditën kur u njoftua se mbreti i ri i Britanisë nuk do të marrë pjesë në COP27, konferencën e OKB-së për klimën që do të mbahet në Egjipt në nëntor.

From left, Camilla, the Queen Consort, Britain’s King Charles III, Prince William and Kate, Princess of Wales, pose at Buckingham Palace, London, ahead of the reception for Heads of State and Official Overseas Guests, on Sept. 18, 2022. (Chris Jackson/Buckingham Palace via AP)