Bujar Osmani në Londër takohet edhe me Princin Charles (FOTO)

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili qëndron në Londër si pjesë e delegacionit të lartë Qeveritar,  në Samitin e pestë të BE- Ballkanit Perëndimor e cila është pjesë e Procesit të Berlinit sot është takuar edhe me Princin e Anglisë, Charles.

Marketing

Osmani gjithashtu në këtë Samit është takuar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel i cili edhe e ka falenderuar për mbështejten e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“Të falenderojë z. Merkel për gjithçka ” ka shkruar Osmani.

Sipas tij ky samit ka demonstruar suksesin e Procesit të Berlinit.

“Samiti i Londrës, në përgjithësi, demonstroi suksesin e Procesit të Berlinit. Progresi në bashkëpunimin e ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Perëndimor është evident, ndërkaq rajoni po bëhet edhe shumë pjesë e shoqërisë evropiane” është shprehur Zv/kryeministri Osmani

Osmani gjithashtu sot realizoi  takime edhe me të ashtuquajturën “Grupi i Ohrit“  si dhe me shumë përfaqësues tjerë të BE-së

Marketing