Burg të përjetshëm për burrin që vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm P. A. për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë.

Ademi është dënuar për akuzën për vrasjen e dy motrave Zh. M. e K. B. me të cilat kishte lidhje intime dhe dyshonte se njëra prej tyre e tradhtonte.

Marketing

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zh. M. e K. B., me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga mjekësia ligjore ai rezultoi pa asnjë problem./abcnews.al