Burns: Propozimi francez respekton identitetin dhe gjuhën maqedonase

Kur është fjala për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një bisedë që duhet të bëhet nga Maqedonia e Veriut dhe BE, ndërsa SHBA-të gjithmonë e kanë mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, tha në një intervistë për MIA-n ambasadorja amerikane, Kate Marie Burns derisa shprehu shpresën se propozimi francez do të jetë një kompromis që do të hapë rrugën për hapat e ardhshëm.

Marketing

E pyetur nëse SHBA-të janë të njohura me përmbajtjen e protokollit dhe nëse është diçka për të cilën duhet të shqetësohen qytetarët e Maqedonisë, ambasadorja u përgjigj se SHBA-të e shohin procesin veçmas dhe gjithmonë ka theksuar se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen jashtë kornizës së negociatave.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, vlerësimi ynë është se propozimi mbron interesin e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit. Ky është mendimi ynë dhe i ekspertëve tanë. Protokolli dypalësh për të cilin po flisni duket se është shkrirë disi në këto dy procese. Duhet të ketë një marrëveshje dypalëshe mes Shkupit dhe Sofjes”, tha Burns.