Burri tenton të mbysë gruan, shpëtohet nga kalimtarët(VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur para syve të dhjetëra kalimtarëve, ku një burrë tentoi të mbyste partneren e tij në një shatërvan publik në Valencia të Spanjës.

Marketing

Raportohet se çifti hyri në shatërvan për t’u freskuar dhe një kalimtar i rastit u ofrua t’i fotografonte, por ai u largua duke i grabitur 52-vjeçarit celularin.

Ky i fundit bëri përgjegjëse partneren e tij, ndaj edhe filloi ta rrihte. Në një video të publikuar nga mediat e huaja shfaqen imazhet tronditëse teksa burri e kap për flokësh dhe tenton ta mbysë gruan duke i futur kokën në ujë.

Turma në vendngjarje ka nisur të brohorasë e shqetësuar: “Ai do ta vrasë!”. Më pas disa prej kalimtarëve kanë tentuar ta qetësojnë burrin e acaruar dhe i kanë kërkuar t’a linte partneren e tij që të ikte.

Dy burra madje nxitojnë menjëherë në vendngjarje për ta ndihmuar gruan, ndërsa njëri prej tyre edhe e godet për të shpëtuar gruan.

Pamjet më pas tregojnë se burri lëshon flokët e gruas kur burri i dytë e godet me një grusht të fortë dhe e rrëzon. Gruaja shfaqet duke u larguar e tmerruar.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash dhe i dërguan të plagosurit në spital.

Burri u trajtua për një prerje të vetullës dhe dëmtim të mollëzës, ndërsa gruaja për goditjet që kishte marrë.

52-vjeçari tashmë është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për tentativë vrasje.