Bushi: MPB dhe ICITAP-i Amerikan partner të shkëlqyeshëm

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka marrë pjesë në trajnimin me temë “Komunikimi me komunitetet” dhe “Guximi blu” i policisë, organizuar në bashkëpunim me Programin ndërkombëtar të asistencës për trajnim në hetimet penale të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ICITAP.

Marketing

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Bashkë me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot morën pjesë në trajnimin me temë “Komunikimi me komunitetet” dhe “Guximi blu” i policisë, organizuar në bashkëpunim me Programin ndërkombëtar të asistencës për trajnim në hetimet penale të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ICITAP.

Para të pranishmëve theksova përpjekjet e Ministrisë së Brendshme me qëllim forcimin e konceptit të funksionimit të policisë në bashkëpunim dhe komunikim sistematik me qytetarët.

Përmes projektit “Guximi Blu” punonjësit e policisë do të mësojnë taktikat gjatë incidenteve dhe parandalimin e pasojave që rrjedhin prej tyre dhe se nëpërmjet këtij koncepti, punonjësit e policisë do të zhvillojnë edhe rezistencën mendore që në thelb do t’u mundësojë atyre qëndrueshmërinë e nevojshme, cilësi që duhet të zotërojë çdo nëpunës policor.