Pesë për qind paga më të larta për nëpunësit e administratës dhe dhjetë për qind për mjekët specialistë parasheh propozimin- buxheti për vitin 2019-të. Ministri i financave, Dragan Tevdovski prezantoi nuancat e arkës shtetërore për vitin e ardhshëm, që është më e madhja në historinë e vendit.
Të ardhurat e përgjithshme janë rritur për 9,6% dhe janë projektuar në 3,4% miliardë euro ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 3,7 miliardë, që është rritje prej 8,8%, krahasuar me këtë vit. Investimet kapitale që për shkak të realizimit të dobët këtë vit u shkurtuan për rreth 100 milionë euro, vitin e ardhshëm janë planifikuar 418 milionë euro, që është rritje për 6,6%. Rritja ekonomike planifikohet të jetë 3,2%.
Reformë në sistemin e mbrojtjes sociale, ky është ndoshta elementi më i paralajmëruar në buxhet. Për këtë qëllim, në buxhet parashihen 2,2 miliardë denarë shtesë. Qëllimi është që të reformohet sistemi i mbrojtjes sociale që të mundësohet në Maqedoni të ekzistojnë të ardhurat minimale të garantuara dhe pako familjare të të drejtave”- u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Krahas mjeteve të rritura për punonjësit e administratës, vërejtjet më të mëdha për propozim- buxhetin i kishin pikërisht sindikalistët.
Në përgjithësi, 5 për qind e propozuar për këto aktivitete, arsim, si dhe aktiviteti kujdesi për fëmijët aspak nuk përputhen me nevojat reale me statusin social të punonjësve që punojnë”- theksoi Jakim Nedelkov nga Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit i kërkuan Tevdovskit që paratë për masat e punësimit për drejtohen drejt sigurimit të kualifikimit të kuadrit.
Mund të gjendemi në situatë në të cilën investitorët nuk do të investojnë në Maqedoni, jo për shkak të tatimit progresiv, jo për shkak se nuk jemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së, por sepse nuk kemi njerëz as të kualifikuar as të pakualifikuar”- tha Dijana Despodov, Oda Amerikane në Maqedoni.
Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm janë planifikuar 460 milionë euro për pagat në administratë, ndërsa për pensionet 917 milionë. Për të mbuluar vrimën në Fondin e SPIM-it, vitin e ardhshëm planifikohen 457 milionë euro, që është rreth 20 milionë euro më pak se këtë vit.
Borxhi publik është projektuar në 54.2% nga PBV-ja. Deficiti është zvogëluar për 2.5% dhe do të arrijë në 288 milionë euro. Tani për tani, para për mbulimin e deficitit planifikohet të sigurohen me huamarrje në tregun e brendshëm dhe jashtë vendit, por jo edhe përmes eurobondit.