Çair, realizohet shenjëzimi i hapësirave për këmbësorë

Shërbimet e Komunës së Çairit, tanimë disa ditë po realizojnë shenjëzimin e hapësirave për këmbësorë, të njohura si “vijat e bardha”, në më tepër rrugë, e në veçanti para objekteve edukativo-arsimore, shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë.
Ja edhe rrugët ku janë bërë dhe po bëhet shenjëzimi i vendkalimeve:

Marketing

Rr.”Metodija Mitevski”
Rr.”Kosta Abrasheviq”
Rr. ‘Serava”
Rr. ”Dobri Daskallov”
Rr. “Arhiepiskop Dositej”
Rr. “Strumiçka”
Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe ka për qëllim që të mundësojë lëvizje më të sigurt të qytetarëve dhe fëmijëve tanë.