Çairi bën “ligjin” në shtëpi, deklason Struzhankën

Klubi i hendbollit për femra Çair nuk e ndërmend të ndalet, pasi sot mundi Struzhankën me rezultatin 36:26, në duelin e vlefshëm për raundin e 16-të në superligë.

Marketing

Vashat e trajnerit Basri Latifi dominuan takimin që nga fillimi e deri në fund, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitore.

Çairaset avansuar 20:10 në pjesën e parë, ndërsa pamje të njëjta edhe në fraksionin e dytë, me vendaset të cilët lehtësisht administruan takimin dhe fituan me rezultatin e përgjithshëm 36:26.

Hendbollistet më efikase në radhët e Çairit ishin Bojana Dinevska dhe Agela Kostoviq me nga 8 realizime, ndërsa tek miqtë më efikase ishte Teodora Markoska me 7 gola.

Pas këtij triumfi Çairi mban pozitën e dytë në renditje me 43 pikë, 3 më pak si Gjorçe Petrovi i vendit të parë me 46 pikë.