Kryetari i Komunës Çair visar Ganiu nëpërmjet rrjeteve të sociale uroj ditën e zjarrfikësve duke përkujtuar ata me disa foto si heroj tanë.
Urime Dita e Zjarrfikësve – Ju na jepni siguri Respekt të pafund në këtë DITË dhe gjithmonë meritojnë të gjithë zjarrfikësit tanë që me punën e sakrificën e tyre janë mburojë e jetëve tona dhe gjithmonë të parët në iniciativa të shumta në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Me këtë rast dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë zjarrfikësit e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” për mundin e dhënë dhe punën që e bënë ditë e natë bashkë me ne për larjen dhe dezinfektimin e çdo rruge e rrugice të Komunës së Çairit.Ndërsa, mos ta harrojmë edhe mikun tonë zjarrfikësin, Nuredin Mustafa, që nuk është më fizikisht në mesin tonë, por me veprat e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme frymëzimi.