Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar sot në Shtëpinë e Bardhë një takim me të Dërguarin Special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Ai shprehet se kanë biseduar për rëndësinë e marrëveshjes së qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon.
Më tutje, Cakaj ka shkruar se nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës e shkëmbime territoresh, as nxitim për marrëveshje të shpejtë përveç zhvillimit ekonomik për popullin e Koosvës.
Ky është postimi i plotë i Cakajt:
Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 🇦🇱🇺🇸!