Caktohet arbitri për sfidën mes Chelsea-s dhe Real Madridit, Modric: Ai është fatkeqësi

Daniele Orsato është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid.

Marketing

Ai është një njohje e vjetër për “Los Blancos”, nën gjykimin e të cilit, në shtatë ndeshje kanë tri fitore dhe katër humbje, dhe një kujtim i hidhur për Luka Modric.

Orsato ishte ai i cili drejtoi ndeshjen mes Kroacisë dhe Argjentinës në gjysmëfinale e Kupës së Botës, nga ku skuadra e Modric u mund.

“Unë kurrë nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos flas. Ai është një nga më të këqijtë që njoh. Ai më ka fishkëllyer shumë herë dhe unë kurrë nuk e kujtoj si të mirë. Ai është një fatkeqësi”, tha Modric./ SuperSport