Carovska: Bojkotojnë një numër i vogël nxënësish

Vetëm një numër i vogël i nxënësve po e bojkotojnë mësimin online, thotë ministrja e arsimit, Milla Carovska. Ajo sërish përsëriti qëndrimin se bojkoti nuk është zgjidhje.
“Bojkot kemi nga një numër i vogël nxënësish. Në Dibër u tejkalua situata, kishte deklaratë nga vet drejtori. E njëjta po ndodh edhe në shkollat tjera, te një numër i vogël i nxënësve të cilët po përshtaten me ndryshimin. Ky është një proces i vështirë të cilin po e kalojmë të gjithë së bashku, edhe arsimtarët edhe nxënësit, edhe prindërit edhe qeveria. Me bojkot nuk do të arrijmë asgjë. Ajo është mënyrë jokonstruktive e shprehjes së pakënaqësisë, që në esencë është pakënaqësi nga ndryshimet, por ndryshimet ndodhin për çdo ditë për çështje të ndryshme. Tani po përballemi me pandemi dhe patjetër të përshtatemi.”,- deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.