Carovska nuk do të jetë minister e Arsimit

Kam sjell vendim të mos marrë pjesë në Qeverinë e re me mandatarin e ri, ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Marketing

“Në pesë vitet e kaluara bashkë me ekipin tim me të vërtetë reflektuam politika në interes të qytetarëve. Unë vazhdoj të luftoj dhe të rreshtohem pas vlerave të njëjta dhe politikave të njëjta dhe besoj në kapacitetin dhe forcën e shtetit si dhe forcën e grave dhe të rinjve”, ka thënë Carovska.

Tërheqje nga posti ministror në përbërjen e re të Qeverisë të premten paralajmëroi edhe ministrja e Mbrojtjes, Radilla Shekerinska.

Në resorin e arsimit duhet të emërohet edhe zëvendësministër i ri pasi dha dorëheqje Arafat Shabani nga Lëvizja Besa.

Zëvendësministër i Arsimit do të jetë nga radhët e Alternativës, ku kjo parti në këtë post ka propozuar Lulzim Aliun.