9:58 | 20 Prill 2021
09:58 | 20 Prill 2021
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se trajneri Jose Mourinho që u shkarkua javën e kaluar nuk do punojë prapë në Premierligë.
Pas 17 muajve në krye të Spurs, Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit shkaku i rezultateve të dobëta, përcjellë lajmi.net.
Carragher mendon se koha e Mourinhos në Premierligë ka përfunduar.
“Nuk e shoh Mourinhon të rikthyer në Premierligë. Nuk e shoh te ndonjë klub, ka qenë të Spurs andaj nuk shkon te Arsenali, ka qenë te United, andaj nuk shkon te City, Liverpooli nuk i përshtatet”.
“Nuk mendoj që ai do bëhet trajner i ndonjë skuadre që është në mesin e tabelës. Do jetë te ndonjë Kombëtare ose ndoshta në Itali”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet Mourinho gjatë verës./Lajmi.net/