Çedomir Jovanoviç: Zgjidhja e Kosovës, Referendumi në Maqedoni, Marrëveshja në BeH, kyçe për paqe në Ballkan

“Paqe mes Prishtinës dhe Beogradit, Maqedonia si shtet drejt BE-së dhe zgjidhja e krizës në Bosnje, janë çështje kyçe që do të përmbyllin problemet në rajon dhe ndalojnë shtrirjen e Rusisë në rajon. Stopimi i ndikimit rus krijon hapësirë për modernizimin e këtyre shoqërive, që interesat e tyre i lidhin në partneritet me shtetet Europiane”.

Marketing

Është kjo porosia thelbësore e Çedomir Jovanoviç, politikanit me bindje liberale nga Beogradi, në shkrimin e tij të fundit, transmeton gazeta Lajm. Ai insiston se na duhen shtete efikase, marrëdhënie të reja rajonale, shoqëri liberale dhe avancim të drejtave për minoritetet, reforma në arsim me rrjedhat botërore dhe media të lira nga cdo ndikim.

“Luftoj për kësi lloj alternative, që në thelb kanë luftën e nacionalizmave që gjenerojnë kriza në rajon”, është decid Jovanoviç.

Marketing