10:34 | 22 Prill 2021
10:34 | 22 Prill 2021
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka deklaruar se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me ekipin ligjor dhe pret që klubet ta kuptojnë gabimin e tyre dhe më pas të vuajnë pasojat.
Në një intervistë për 24ur, Ceferin ka mbrojtur pronarët amerikanë, të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në projektin e ashtuquajtur “Superliga”.
“Pronarët e Roma dhe Marseille janë miliarderë amerikanë, unë bisedova me ta dhe më njoftuan publikisht se ata kurrë nuk do të hynin në një ligë të tillë, sepse e respektojnë vendimin e tifozëve dhe traditën e klubeve të tyre”, tha Ceferin.
Ceferin u pyet se çfarë do të ndodhë më pas.
“Ne do të flasim për futbollin, por në takime, unë do të vendos se kush ulet pranë meje,” tha ai. “Kështu që, mund ta vendos dikë pak më larg.
“Nëse këto klube dëshirojnë të luajnë përsëri në konkurrencën tonë, ata do të duhet të na afrohen dhe ne do të duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur, por unë nuk dua të hyj në detaje, pasi ne jemi ende duke biseduar me ekipin tonë ligjor”, u shpreh ai.
Ceferin lavdëroi klubet angleze që morën vendim për t’u larguar nga liga, duke thënë se ishte vendim i qëlluar dhe UEFA do ta kenë parasysh këtë gjë.
Presidenti i UEFA-s thotë se Barcelona dhe presidenti i saj, Joan Laporta, ka presion të madh për shkak të situatës financiare që ai ka të trashëguar dhe nuk i vë faj për këtë Superligë.
“Kjo ndodh kur ju paguani shumë lojtarë dhe nuk merrni rezultat”, ka thënë Ceferin.
53 vjeçari ka treguar edhe diçka të re mbi Superligën: “Dikush më dërgoi orarin mua dhe mund të them se ishte qeshark. Juventus dhe Real Madrid u dok sikurse po luajnë çdo ditë”.
Mbrojtësi i Real Madrid Florentino Perez këmbëngul se Juventusi dhe Milani nuk e kanë lënë projektin e Super League dhe dëshiron të ndryshojë projektin.
“Pra, tani presim që të gjithë ta kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për të javën tjetër “, ka thënë për fund Ceferin./Lajmi.net/