Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e aprovoi konstatimin për publikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas së cilit president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur, Stevo Pendarovski.
E veçanta e marrjes së çertifikatës nga ana e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut është fakti se për herë të parë një president mer dokument zyrtarë në dy gjuhë dhe atë në maqedonisht dhe në shqip, njofton Aktuale.mk
Kjo dëshmon se partia me e madhe shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim premtimet e saja i realizon edhe në vepra duke mundësuar që zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore të përdoret ashtu si e kërkon ligji për gjuhë.