Pak javë pasi u bë ‘sërish’ i gjallë, Flori Mumajesi u lajmërua mbrëmë edhe një herë në rrjetin më të përdorur social, Instagram.
Këngëtari i cili qëndroi në heshtje për muaj të tërë dhe nuk solli asnjë projekt të ri muzikor, hyri mbrëmë në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin, pasi ky i fundit javën e kaluar solli si rikrijim këngën “Shiu i verës”.
Flori postoi një copëz të këngës dhe shkroi pak rreshta të tekstit duke etiketuar edhe këngëtarin.
Burime të Prive.al thonë se Flori gjithë këto kohë nuk është bërë ‘i gjallë’ për shkak të një pune intensive në studio dhe së shpejti pritet të dalin projekte të reja nga ai.