Çfarë mund të ketë në “USB-në” që po e përmend Mickoski? Përgjigjet Izet Mexhiti

I pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në “Click Plus” në TV21 komentoi edhe deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për rë ashtuquajturën USB dhe zarfet. Mexhiti thotë se sipas informacioneve që ka, në këtë USB dhe në zarfe kanë qenë planet se si të amnistohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Marketing

“Sipas informatave që i kam dhe që i kam dëgjuar, dmth, pjesë e këtyre plikove, USB-së, ka qenë edhe kjo që ndodhi me Kodin Penal, dhe ajo që nuk falet, dmth veprat që mbeten, që nuk shlyhen me ndryshimet e Kodit Penal, po përgatisin Ligjin e Amnistisë për ta larë e shpërlarë mirë atë situatë të qeverisjes së Gruevskit dhe të tjerëve”, tha mes tjerash Mexhiti.

Marketing