Milan Radojiçiq dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në Serbi

Krimineli serb, Milan Radojiçiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e djeshëm terrorist ndaj autoriteteve kosovare në Banjskë, dyshohet të jetë plagosur.

Marketing

Siç qarkullojnë disa raportime serbe në platformën X, thuhet se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar, përcjell klankosova.tv.

Lidhur me këtë rast, ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës. /KlanKosova

Marketing