Çfarë po ndodh me Donaldin dhe Beatrix? Kështu e kaloi natën e parë aktori jashtë shtëpisë së Big Brother VIP

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj u lidhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Marketing

Romanca e tyre është komentuar pafund dhe ka shumë ndjekës që mendojnë se nuk do të zgjasë shumë tani që “Big Brother VIP” ka përfunduar.

Por. të gjithë fansat e tyre janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me çiftin pas përfundimit të reality show-t.

Aktori i humorit ka postuar së fundmi disa video në “Instastory” ku tregon se po shijon “lirinë” e tj me shoqërinë.

Ai shfaqet me Romeon dhe me disa miq në një klub nate në Tiranë, ku gjithashtu janë edhe disa ish-banorë të tjerë.

Por, vihet re se këngëtarja e njohur nuk është e pranishme aty.