Çfarë po ndodh me Messin, nuk ka shënuar në “El Clasico” që nga largimi i Ronaldos në vitin 2018

Real Madridi e bëri për vete edhe një tjetër “El Clasico” teksa mposhti 2:1 Barcelonën në “Alfredo di Stefano”.

“Los Blancos”  aktualisht kanë 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që sot e zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje.

Ajo që është shqetësuese për Barcelonën përveç humbjes, është mosefikasiteti i Messit në ndeshjet ndaj Real Madridit.

Marketing

Që nga largimi i Ronaldos, argjentinasi nuk ka arritur të shënojë apo asistojë në asnjë ndeshje ndaj “Los Blancos”.

Me këtë, Messi nuk ka shënuar apo asistuar në shtatë ndeshje ndaj Real Madridit.