Ballina Sport Champions League vazhdon sonte – Juventus e Chelsea kërkojnë biletën për fazën...

Champions League vazhdon sonte – Juventus e Chelsea kërkojnë biletën për fazën tjetër

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League vazhdon edhe sonte me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ës së finales.

Marketing

Pas Real Madrid, Liverpool, Man City, Bayern, Atletico e Benfica, skuadrat e radhës që kërkojnë biletën për fazën tjetër janë Juventus dhe Chelsea (si favorite), shkruan lajmi.net.

Skuadra e Juventus kontestohet nga Villarreal në Torino, pas ndeshjes së parë të mbyllur me barazim 1:1.

Villarreal synon të prish planet e ‘Zonjës së Vjetër’ dhe anash letrës, ka gjasat e barabarta për të shkuar tutje.

Ndeshje thuajse e vendosur është ajo mes Lille dhe Chelsea. Londinezët fitonin ndeshjen e parë me rezultatin 2:0, dhe tashmë udhëtojnë drejt Francës më të qetë.

Të dyja këto ndeshje luhen sonte, me fillim nga ora 21:00.

Exit mobile version