Chelsea ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa.
Blutë fituan me rezultat 1:2, falë përmbysjes në gjysmën e dytë.
Pavarësisht insistimit, mysafirët nuk mund të realizonin në gjysmën e parë, dhe u befasua në fundin e saj me Kourtney Hause (43’) që realizoi për epërsinë e vendasve.
Zëvendësimet e qëlluara të Frank Lampard sollën frytet e veta, me Chelsean që përmbysi gjithçka brenda dy minutave.
Ishte i sapoinkuadruari Christian Pulisic (60’) i cili barazoi, ndërsa vetëm pas pak momenteve Olivier Giroud (62’) vulosi fitoren e londinezëve.
Chelsea bën hap të madh sa i përket kualifikimit të Ligës së Kampionëve, dhe mban pozitën e katërt me 51 pikë.
Aston Villa do mundohet të mbijetojë në ndeshjet e ardhshme, pasi renditet në vendin e 19 me 26 pikë.