Cikli i rrezikshëm, artistët vazhdojnë të goditen me objekte gjatë shfaqjeve të tyre

Një rutinë e rrezikshme po ndodhë ku artistët në skenë po goditën me objekte gjatë performancave të tyre – duke përfshirë një telefon, një arush pelushi, një tufë lulesh dhe hirin e nënës së vdekur të një fansi, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Trendi – i cili daton prej dekadash, por duket se ka parë një shpërthim të kohëve të fundit – pa Harry Styles të goditur në mënyrë tronditëse në fytyrë nga një objekt fluturues ndërsa ai ishte në skenë gjatë koncertit të tij Love On Tour në Vjenë, Austri të shtunën.

Për fat të keq, dukuri të tilla duket se po ndodhin më shpesh, ku një fanse hedh hirin e nënës së saj në skenë në koncertin e Pink-ut dhe Bebe Rexha muajin e kaluar u godit me telefon në fytyrë.

Adele gjithashtu ndaloi shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas për të kritikuar aktet, pasi ajo me shaka ‘guxoi’ audiencën t’i gjuanin diçka asaj, siç edhe raporton Daily Mail.

Në mënyrë të ngjashme, Jason Derulo u ka bërë thirrje artistëve që të ndihmojnë në eliminimin e tendencës së fundit të fansave që u hedhin atyre sende, si telefonat, ndërsa ata janë duke performuar.

Një fokusim i tillë i fansave apo ndjekësve të koncerteve ka bërë që artistët të tremben dhe të dalin më me hezitim në skenë, ende nuk dihet arsyeja kryesore.