Cilën organizatë të huaj pritet ta udhëheq ministri Osmani? Ja përgjigja e kryediplomatit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i është përgjigjur pyetjes së radhës së një qytetari në rrjetet sociale: “Top Channel e kishte nxjerr se jeni kandidat për Sekretar të NATO-s. Mos ja fut kot se shqiptari s’mundet me u bë aq lart” kishte thënë qytetari”.

Marketing

Sipas Osmanit, gjithçka është e arritshme nëse besojmë dhe punojmë për atë qëllim. “Gjithçka është e arritshme nëse donë mjaftueshëm një qëllim dhe punon me përkushtim për të. Unë jam shqiptar, por kam udhëhequr organizatën më të madhe të sigurisë në botë, OSBE-në, me 57 shtete, me 1,3 miliard njerëz”, tha Osmani.

Ndërsa, sa i takon asaj se a është kandidat për rolin e Sekretarit të NATO-s, Ministri Osmani theksoi se është e vërtet që ka pasur rekomandime për të kandiduar në pozicione kyçe në organizata ndërkombëtare, dhe se si shkas ia atribuon këtë sukses kryesimin me OSBE-në dhe punën si Ministër i Jashtëm.

“…sa i takon këtyre informacioneve, është e vërtetë se kam rekomandime për kandidim në pozicione udhëheqëse në organizata ndërkombëtare, për shkak kryesimit të suksesshëm të OSBE-së dhe punën si ministër i jashtëm”, tha Osmani.

Ai u shpreh se është fokusuar maksimalisht në misionin e radhës, atë të presidentit të parë shqiptarë dhe se kërkon mbështetjen e qytetarëve për arritjen e këtij misioni të rëndësishëm

“Por unë tani jam qind për qind i fokusuar në një prej misioneve më të rëndësishme që e kemi, ajo është misioni i presidentit të parë shqiptarë, dhe do të punoj me përkushtim të plotë në këtë drejtim dhe me përulësi më të madhe kërkoj mbështetjen tuaj që pas kryeministrit të parë ta arrijmë edhe këtë qëllim të rëndësishëm për gjithë ne, presidentin e parë”, përfundoi Osmani.

Marketing