Cipras: Uroj dhe shpresoj që miku im Zoran Zaev ta fitojë referendumin

Para nesh kemi marrëveshje shumë të rëndësishme dhe historike, e cila nëse ratifikohet në referendumin e vendit fqinj dhe në qoftë se përfundon edhe reforma kushtetuese do të ofrojë një mundësi unike për vendin dhe Selanikun, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencën tradicionale për shtyp në Selanik.

Marketing

Duke folur rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, për shkak të pozicionit dhe pikëpamjeve të ndryshme të partnerit të koalicionit në qeveri, Cipras tha se nuk duhet të nxitohet.

“Më 30 shtator në Shkup ka referendum. Uroj dhe shpresoj që miku im Zoran Zaev të fitojë. Pastaj kemi një proces të vështirë, procesi i ndryshimeve kushtetuese, i cili do të finalizohet kah mesi i janarit. Ky është një proces i vështirë, sepse kërkon dy të tretat e votave. Pastaj kemi procesin me protokollin e integrimit, proceset burokratike në NATO. Prandaj, në bazë të kësaj në muajin shkurt do të vendos me partnerin e koalicionit se si do të rrjedhin punët”, ka thënë Cipras.

Marketing