Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Brentfordit, ku vendasit kanë arkëtuar pikët e plota dhe rrëzojnë Arsenalin nga vendi i dytë në tabelën e Premier Ligës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Brentfordin me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Erling Haaland në minutën e 71’.
Me pikët e reja, City ngjitet në pozitën e dytë në kuotën e 56 pikëve, një më pak se lideri i tabelës, Liverpooli.
Ndërkaq, Brentfodi renditet në vendin e 14 me 25 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Cityt.