CIVIL: Raportoni parregullsitë zgjedhore

Qendra për Liri CIVIL inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë parregullsitë e çdo lloji. Presionet, kërcënimet, shantazhet, korrupsionin, ryshfetin, keqpërdorimin e resurseve publike apo pozitës zyrtare, thyerjen e heshtjen zgjedhore, punën e paligjshme të administratës zgjedhore, agjitacionin e propagandën, gjuhën e urrejtjes, lajme të rreme, probleme me listat e votuesve, respektivisht gjithçka që qytetarët mendojnë se nuk është në pajtim me botëkuptimin e tyre për zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike, mund t’i raportojnë në CIVIL.

Marketing

Siç citojnë nga CIVIL-i në njoftim, raportimet mund të bëhen çdo ditë, në faqen e internetit Zgjedhje të lira, me e-mail ([email protected]), në mesazh në Facebook ose në numrin e telefonit 02/5209 176, 070 734 044.

Çdokush që dëshiron të ndihmojë në monitorimin e zgjedhjeve mund të përfshihet si vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër i CIVIL-it. I bëhet apel të gjithë shoqërisë që të angazhohet në përpjekjet për të zhdukur gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme, përpara se pasojat e tyre të jenë të pariparueshme, citohet në njoftimin e CIVIL.