Çmimet e prodhuesve të prodhimeve industriale më të larta në nivel mujor, ndërsa më të ulëta në nivel vjetor

Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në shkurt të këtij viti janë më të larta për 0,7 për qind në nivel mujor dhe janë më të ulëta për 0,1 për qind në nivel vjetor.

Marketing

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në shkurt të vitit 2019, në krahasim me janarin e vitit 2019, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet e prodhimeve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,2 për qind, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0,4 për qind dhe Energji për 0,1 për qind.

Në shkurt të vitit 2019, në krahasim me shkurtin e vitit 2018, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet e energjisë për 5,3 për qind dhe prodhimet kapitale për 1,1 për qind.

Marketing