Çmimi i bukës nuk është ulur, gazetarët përgënjeshtrojnë Kovaçevskin

Edhe përkundër paralajmërimeve për ulje të çmimeve një gjë e tillë nuk po vërehet në realitet. Për tia rikujtuar kryeministrit Kovaçevski se çmimi I bukës nuk është liruar, gazetarët i dhanë një kilogram me buk me faturë fiskale, e cila ishte në vlerë prej 51 denarëve, që është çmim i njejtë si i një muaji më parë. Duke iu përgjigjur pyetjes Kovaçevski tha se çmimi i vajit për gatim është ulur, por edhe një pjesë e prodhuesve të bukës i kanë ulur çmimet. Kryeministri informoi se do të ketë takime të reja me odat ekonomike për të parë se sa ato kanë ulur çmimet. Paralajmëroi se qeveria ka mekanizma për ngrirje të çmimeve.

Marketing

“Inspektoriati shtetëror duhet në mënyrë të shkathët ti zbatojë inspekcionet e veta, ti bëjë të gjitha krahasimet e nevojshme të faturave, të metodologjisë për formimin e çmimit, e kështu me rradhë dhe të vijmë deri te ulja e çmimeve ashtu siç është dakorduar me odat ekonomike.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Qytetarët thonë se shtrenjtimet e çmimeve i ndjejnë në masë të madhe. Nuk vërejmë ulje të çmimeve.

“Prej atëherë kur thanë se do të ketë ulje të çmimeve, ende janë çmimet e njejta.”, tha një qytetar.

“Asgjë nuk është liruar, pos vajit që ishte 130-140 denarë e tani është 113 denarë, tjetër gjë asgjë nuk është liruar.”, u shpreh një qytetar.

Deri më tani 187 kompani kanë kyç marrëveshje për rrymë të subvencionuar. Kompanitë tjera mund të lajmërohen deri më 31 dhjetor.