Çmimi i madh i Holandës: Tjetër fitore për Verstappen, Hamilton i braktisur nga fati

Max Verstappen është pa konkurrencë këtë edicion në Formula 1.

Marketing

Piloti holandez i skuadrës së Red Bull, Verstappen ka marrë edhe fitoren e radhës këtë edicion, kësaj radhe në vendlindjen e tij, në Holandë, shkruan lajmi.net.

Anëtari i Red Bull la prapa tij rivalët e Mercedes dhe Ferrari, duke qenë më i saktë edhe në strategjinë e gomave, por i ndihmuar edhe nga makina virtuale e sigurisë në herën e parë.

George Russell i Mercedes bëri një garë të shkëlqyer sot, duke fituar katër pozita për të përfunduar në pozitën e dytë.

Charles Leclerc i Ferrari përfundoi në podium në pozitën e tretë, kurse Lewis Hamilton, i cili para makinës virtuale mund të mbyllte garën i pari, përfundoi në pozitën katër, i “tradhtuar” edhe nga strategjia e skuadrës.

Carlos Sainz e Sergio Perez përfunduan në pozitat pesë dhe gjashtë, me Sainz që u dëmtua direkt nga skuadra e tij, kur në ndërrimin e gomave ishte harruar një gomë. Megjithatë në klasifikimin final, Perez rezulton i pesti, Alonso i gjashti, Norris i shtati dhe Sainz i teti, për shkak të penalltisë së aplikuar ndaj këtij të fundit, për dalje të parregullt nga pit-stopi.

Verstappen kësisoj përforcon edhe më shumë pozitën e tij si lider, duke shkuar në 310 pikë.