Nuk do të ketë ndryshime në çmimin e shërbimeve të taksive në Shkup. Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e pranoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin e udhëtarëve përmes kompanive të taksive, në zonën e qytetit të Shkupit.
Këshilli i Komunikacionit propozoi tri tarifa për grumbullimin e shërbimeve në taksi automjetet e Shkupit, të cilat tashmë janë dakorduar dhe pranuar nga Shoqata e Taksisëve Ligjorë, Sindikata e Taksistë dhe Grupi i Autotaksistëve.Tarifa e parë e propozuar ishte ajo që po aplikohet tani, sipas së cilës taksistët vozisin tashmë 11 vite, e që është 40 denarë starti dhe 25 denarë për çdo kilometër të kaluar, si dhe 300 denarë për pritje për një orë. Tarifa e dytë e propozuar ishte 50 denarë starti dhe 30 denarë për çdo kilometër të kaluar, si dhe 420 denarë për pritje për një orë, që në fakt duhej të ishte çmimi i ri me të cilin do të lëviznin taksistët. Tarifa e tretë e propozuar, ishte 60 denarë starti dhe 35 denarë për çdo kilometër të kaluar, si dhe 480 denarë për pritjen për një orë.
Këshilltarët nuk i pranuan çmimet e reja të propozuara, duke lënë në fuqi çmimet aktuale.