Transport falas edhe gjatë verës, për nxënësit e shkollave të mesme në Shkup

Gjatë pushimeve verore nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, do të mund të lëvizin pa pagesë në autobuzën e transportit publik.

Marketing

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit është marrë vendim që edhe gjatë verës të sigurohen 50 milionë denarë për transport të pandërprerë.

Deri më tani, nxënësit e shkollave të mesme kanë hipur falas në autobusët e NTP “Shkupi” dhe në autobuzët e transportit privat, vetëm gjatë vitit shkollor. Gjatë pushimeve dimërore dhe verore transporti falas nuk ishte i vlefshëm.

Qyteti i Shkupit nga fundi i marsit ka rikthyer transportin me autobus falas për pensionistët të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Marketing