Lidhja e Sindikatave vazhdon grevën për rritjen e pagave

Ata thonë se nuk janë dorëzuar dhe se do të vazhdojnë me grevë deri në arritjen e qëllimit.
Kanë përgatitur një padi kolektive për Qeverinë e cila sipas tyre nuk realizon kërkesat bazë të administratës publike. Nuk përjashtohet mundësia e radikalizmit të protestave thonë nga sindikata.

Marketing

“Sot shkojmë te kryetari për tu pajtuar për rroga me pushtetin vendor ku ka rezultate, nënshkruam një marrëveshje kolektive, ndërsa qeverisë do t’i dorëzojmë padi kolektive. Po mbajmë grevë në shëndetësi, në organet gjyqësore, administratë të gjithë po mbajnë grevë. E kemi në plan që të radikalizojmë protestën”, thonë nga LSM.

Marketing