Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.929 teste të kryera janë regjistruar 280 raste të reja me virusin korona. 137 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 156 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 17 nëntor deri 22 dhjetor.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 223.211 raste, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, kurse 7.904 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 4.832 raste aktive me Covid-19.