COVID-19 në Shqipëri/ 158 raste të reja, ja sa persona kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 158 raste të reja. Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar dhe 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 8,965.

Marketing

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit,  kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore            158

Të shëruar ne 24 orë         140

Humbje jete në 24 orë      3

Testime ditore                   905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                      5,200

Humbje jete                      403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës                  565

Shkodër               397

Lezhë                   260

Korçë                   241

Elbasan              233

Fier                     223

Vlorë                  184

Kukës                136

Berat                 121

Dibër                 80

Gjirokastër      56

Marketing